Kur dikush më pyet se cfarë pune bëj, zakonisht i përgjigjem që punoj si Dizajn i Ueb. Ky është termi që njerëzit më së shumti kuptojnë. Në fakt, këtë term e përdor kur prezantohem me dikë që nuk është një informaticien apo programues.

E vërteta është se njerëzit përdorin termat "Dizajn Ueb" dhe "Zhvillues në Ueb", si i njëjti koncept. Por, kur aplikohet për një punë n programim, këto terma përfaqsojnë dy koncepte krejt të ndryshme.

Le ti specifikojmë më në detaje.

Ueb Dizajn

Ueb Dizajn përfshin të gjitha aftësitë teknike që përdoren në ndërtimin e ndërfaqes me përdoruesin e faqes së internetit. Përmes përdorimit të ngjyrës, imazheve, tipografisë dhe faqosjes, dizenjuesi Ueb ndërton imazhin e përgjithshëm të faqes së internetit. Disa fusha të ndryshme të dizajnit Ueb përfshijnë dizajnin grafik të faqes, dizajnin e ndërfaqes dhe optimizimin e motorëve të kërkimit.

Një zhvillues Ueb i njeh parimet e dizajnit dhe i zbaton ato, duke bërë që faqja e internetit të duket tërheqëse dhe e thjeshtë në përdorim. Dizajni nuk përfshin vetëm pamjen e faqes së internetit, por edhe ndërfaqen me përdoruesin.

Zhvillues në Ueb

Zhvilluesi në Ueb realizon zhvillim të front-end dhe zhvillim të back-end. Këto dy fusha kanë fokus të ndryshëm, por shumë zhvillues Ueb-i zotërojnë të dyja këto aftësi. Zhvillimi front-end fokusohet në programimin e funksioneve të ndërfaqes me përdoruesin.

Një zhvillues front-end ndërton paraqitjen grafike të pamjes, duke përdorë skripte në HTML, stile në CSS ose JavaScript. Një zhvillues i back-end zotëron njohuri të avancuara programimi për të implementuar funksionalitetet e faqes, siç janë ndërfaqja e një baze të dhënash, lidhjet me shërbimet e Ueb-it dhe karakteristika të tjera të ngjashme.

Një zhvillues profesional i Ueb-it njeh shumë mirë gjuhë programimi si PHP. Ai menaxhon API të ndryshme (Application Programming Interface) dhe i përdor për të lidhë platforma të ndryshme të internetit, dhe për ta bërë faqen e internetit sa më funksionale. Në rast se ndonjë opsion nuk arrihet të plotësohet me kodin aktual, një zhvillues i back-end krijon kodin nga fillimi dhe shton karakteristikat që i plotësojnë opsionin e kërkuar nga klientit.

Një rol në mes të dizajnit dhe zhvilluesit

Disa zhvillues Ueb janë të specializuar në fusha të caktuara, por shumë të tjerë mund të bëjnë edhe dizajnin e Uebit dhe zhvillimin e Uebit. Ata mund të preferojnë të punojnë me efektet vizuale të Uebit, por gjithashtu të krijojnë funksionalitet me stilet e CSS dhe me kodin e HTML. Ky lloj dizajni Ueb është shumë i vlefshëm në industrinë e internetit.

Në mënyrë të ngjashme, një zhvillues i Ueb-it mund të zotërojë aftësitë bazë të komunikimit viziv. Ky rol është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e projekteve të faqeve të internetit.

Sidoqoftë, kur dikush kërkon një punë në teknologjinë e Ueb-it ose kërkon që dikush të punojë në një faqe interneti, pozicioni duhet të përcaktohet mirë: dizenjimi i Ueb-it ose zhvillimi i Ueb-it. Aftësitë e avancuara do të bëjnë dallimin dhe do përcaktojë rolin e duhur. Në projektet më të mëdha në Ueb angazhohet një ekip profesionistësh që do të mbulojë të gjitha fushat e ndryshme, pëfshi këtu dizajn Ueb si dhe zhvillimin në Ueb.

Full-Stack Ueb Developer

Zhvilluesit Full-Stack Ueb kanë njohuri për të gjitha detyrat e zhvillimit Ueb të diskutuara më sipër. Një zhvillues i plotë ne Ueb duhet të jetë në gjendje të ndërtojë një faqe interneti nga fillimi, duke përfshirë pjesën e dizajn, por gjithashtu duke implementuar funksionalitetet ose duke bërë analizën mbi bazën e të dhënave.

Zakonisht, një zhvillues i plotë Ueb-i ka një njohuri bazë për dizajn dhe për ndërfaqen e përdoruesit. Nuk është e thënë që të njohë mirë të gjitha gjuhët e programimit. Është krejt e pamundur që një zhvillues Ueb të bëhet ekspert në çdo gjuhë programimi. Është gjithashtu shumë e vështirë të mësojë të gjitha teknikat dhe strategjitë në të gjitha fushat që kemi diskutuar më sipër.

Mos harroni, teknologjitë e Ueb-it përmirësohen çdo ditë. Për këtë arsye, edhe Ueb dizajn edhe zhvilluesi në Ueb punojnë për të njëjtin qëllim : për të krijuar një faqe interneti që tërheq vizitorët. Prandaj, dizajni dhe zhvillimi Ueb duhet të jenë në të njëjtin nivel profesional. Ngjyrat, animacionet dhe elementët multimedialë të faqes së internetit duhet të përfaqësojnë markën dhe ndërfaqja duhet të nxitë vizitorët që të qëndrojnë sa më gjatë në faqen e internetit dhe të përdorin sa më shumë funksionalitetin e saj.