Deri pak vite më parë, platforma kryesore e shitjeve online kishte emrin Magento. Por kohët e fundit, një tjetër platformë është e preferuara e shumë shitësve dhe klientëve. Ajo quhet Shopify.

Në të vërtetë, Shopify dhe Magento janë dy nga platformat më të njohura të shitjeve online. Ata ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Në këtë artikull dalin në pah këto dallime, në mënyrë që ju të vendosni vetë se cila është platforma më e përshtatshme për dyqan tuaj online.

Dallimet kryesore

Shopify është me pagesë. Ju duhet të paguani një tarifë mujore për të marrë shërbimet e saj. Magento është softuer falas dhe me kod të hapur.

Shopify është më i lehtë në konfigurim dhe në host-im. Magento-n do e host-oni ju vetë. Instalimi dhe konfigurimi i një dyqani në Magento kërkojnë aftësi programimi në Web. Pasi të përfundoni proçesin e konfigurimit, ju mund të filloni ndërtimin e dyqanit tuaj online.

Platforma më e lehtë

Nisja e një biznesi të ri nuk është aspak e lehtë. Prandaj të paktën platforma e dyqanit online duhet na vihet në ndihmë. Nëse zgjidhni një platformë që shton stres në punën tuaj, atëherë nuk do mund të përqendroheni në produktet dhe në shitjet tuaja, por në vetë dyqanin. Më mirë ndërtojeni dyqanin tuaj në një platformë të thjeshtë dhe të dobishme.

Shopify ofron një mënyrë interaktive për të ndërtuar faqen e internetit. Ju mund të krijoni listën e produkteve vetëm duke lëvizur komponentët, duke i sistemuar sipas dëshirës.Në këtë mënyrë, ju mund të filloni shpejt shitjen e artikujve. Dyqani bëhet me unik dhe i personalizuar duke shtuar imazhe të reja. Gjithashtu, procesi i përcaktimit të mënyrës së pagesës është kaq i lehtë, sa që shumë shpejt ju mund të filloni të bëni para, pa u shqetësuar për procedurat.

Krijimi i një dyqani me Magento është pak më ndryshe. Ju duhet të mësoni paraprakisht disa terma teknike dhe disa instruksione para se të filloni shitjet. Proçesi i krijimit të dyqanit kërkon të përcaktimin e disa parametrave para se të bëheni shitës. Magento është platformë e fuqishme për përdoruesit me përvojë, por pak e vështirë për fillestarët. Kjo do të thotë që keni nevojë për disa aftësi programimi për të menaxhuar funksionalitetin e plotë që ajo ofron.

"Më shumë App" do të thotë "Më shumë mundësi"

Të dy, edhe Shopify edhe Magento, ofrojnë një numër të konsiderueshëm funksionalitetesh, të cilat mbulojnë detyra të rëndësishme si marketing, inventar, financë, etj. Por, për çdo funksion shtesë, ju duhet të instaloni një aplikacion të ri ose Extension në dyqanin tuaj. Një softuer i tillë ju ndihmon në shtimin e funksionalitetit shtesë.

Shopify App Store ofron më shumë se 2300 aplikacione, me ose pa pagesë. Ju mund t'i instaloni ato me një klik të vetëm, dhe me pas ti personalizoni sipas dyqanit tuaj online. Disa aplikacione të dobishme janë ata që integrojnë dyqanin tuaj me mediat sociale, ose me email-in tuaj. Lidhje të tilla do të rrisin ndjeshëm shitjet e artikujve.

Magento Marketplace ka mbi 3000 Extensions, me ose pa pagesë. Disa prej tyre kërkojnë pak aftësi programimi, për t'i integruar dhe për t'i personalizuar ato. Por për mendimin e ekspertëve tanë, Magento është shumë i fuqishëm për vetë gamën e gjerë të funksioneve që ajo ofron, si dhe për listën e Extensions. Praktikisht, ju mund të bëni gjithçka me Extensions në Magento. Gjithçka që ju duhet është të zgjidhni Extension e duhur dhe të dini se si ta përdorni siç duhet.

Buxheti juaj: një faktor kyç

Buxheti është një faktor që duhet marrë parasysh në zgjedhjen e platformës për shitjet online. Shopify dhe Magento ndryshojnë në tarifat dhe në shpenzimet operative. Shopify është kundrejt një tarife mujore, e cila përfshin tarifën e host-imit dhe tarifën e shërbimit të mirëmbajtjes. Gjithashtu, çdo aplikacion në nivel Premium ka një tarifë shtesë mujore.

Magento është një softuer pa pagese dhe me kod të hapur, por nuk përfshin koston e host-imit. Shumë Extensions në Magento kanë kosto, prandaj ju duhet të konsultoheni me një zhvillues web për të integruar dhe konfiguruar këto aplikacione.

Madhësia e dyqanit ju çon drejt zgjedhjes

Ju mund të bëni zgjedhjen midis Shopify apo Magento, bazuar në madhësinë e biznesit tuaj. Shopify ofron linjën Shopify Lite, e cila ju lejon të shisni nëpërmjet Facebook-ut. Gjithashtu ofron tre paketa: Basic Shopify, Advanced Shopify dhe Shopify Plus. Mund t'i zgjidhni ato në varësi të nevojave tuaja dhe buxhetit tuaj. Për një fillim më të mirë zgjidhni Advanced Shopify, sepse përmban shumë opsione të vlefshme për të filluar një dyqan online.

Magento ofron paketën Community, si platformën e duhur për dyqanet e vogla online. Gjithashtu, ajo ofron dhe paketën e Enterprise për bizneset e mëdha.

Host-imi i dyqanit online

Në Shopify, procesi i host-imit i një dyqani është i lehtë, sepse zgjat maksimumi disa minuta dhe Shopify ju ofron zgjidhjen e plotë për host-im. Ndërkohë, Magento ju ngarkon me përgjegjësinë e shkarkimit, instalimit dhe host-imit të dyqanit të ri.

Menaxhimi i përditshëm i dyqanit

Të dy, edhe Shopify edhe Magento kanë një seksion të produktit, i cili i mundëson shitësit të menaxhojë artikujt në dyqan. Nëse nuk jeni një specialist i IT ose Web, Shopify është platforma më e lehtë për të menaxhuar dyqanin tuaj online, sepse ka ndërfaqen shumë të thjeshtë.

Preferencat e SEO

Dyqani më i mirë është ai që ka klientë që blejnë atje. Të dy platformat ofrojnë shikueshmëri të mirë nga vizitorët.E thënë ndryshe, të dyja këto platforma preferohen nga SEO (Search Engine Optimization) i cili rrit numrin e vizitorëve.

Stili unik dhe me shije

Në të dyja platformat, Shopify dhe Magento, stili e dyqanit krijohet nga të ashtuquajtura Theme. Disa nga Theme bazë ofrohen falas. Theme me stil unik dhe elegant janë kundrejt një çmimi simbolik. Nëse doni një imazh klasik për dyqanin tuaj, Magento ofron më shumë Theme. Nëse doni një imazh të veçantë për dyqanin tuaj, Theme e Shopify janë më elegante nga pikëpamja e dizajnit.

Nga ana teknike, Theme të Shopify janë më të lehta në instalim dhe në modifikim sesa Theme në Magento.

Nga dizajni dhe aspekti UX, Shopify ofron, pa dyshim, Theme më të bukura.

Pikat e shitjeve

Është një zgjidhje e rëndësishme që platforma e shitjeve të ofroje disa variante për pikat e shitjeve.

Shopify ofron një aplikacion të quajtuar 'Point of Sale', e cila mund të instalohet në çdo pajisje mobile ose desktop, dhe pranon pagesë me kartë krediti.

Magento gjithashtu ofron opsione 'Point of Sale' të cilat realizohen me Extensions dhe gjithashtu lehtësojnë proçesin e shitjeve.

Pra, cila është e duhura?

Të dyja platformat, Shopify dhe Magento, janë mbizotërueset në e-commerce. Shopify është sistem shumë më i lehtë dhe efektiv. Ndërkohë, Magento është falas në nivel bazë, por është më komplekse për sa i përket instalimeve dhe personalizimit të dyqanit.

Ne nuk mund të përcaktojmë se cila është platforma më e mirë për të gjitha dyqanet online. Ato janë kaq shumë në numër, në nevoja dhe në mënyrën se si shihet si biznes. Por, sugjerimi ynë përmbyllës: hidhini një shikim dyqaneve online në Magento, të krijuar dhe personalizuar nga stafi yne ekspert, si dhe shembuj shumë interesant dyqanesh në Shopify : w3development.net/work/.