Ekspertët e dizajn në web përballen me sfidat teknike por edhe vazhdojnë të krijojnë faqe të thjeshta për përdoruesin, elegante dhe të përshtatshme me çdo pajisje mobile.Në vitin 2017 ka avancuar shumë përdorimi i faqeve të internetit në paisjet mobile.

Aktualisht, lundrimi në aplikacione web mobile numëron më shumë përdorues sesa lundrimi në web nga kompjuter apo laptop. Kjo është një nga arsyet pse viti 2018 do të sjellë funksionalitete dhe mënyra të reja për paisjet mobile.

Në vazhdim përmenden disa tendenca të dizajnit web për vitin 2018.

Dritë-hijet

Dritë-hijet janë një teknikë e herëshme grafike, por sapo është cilësuar si trend i dizajnit web për vitin 2018. Kjo teknikë thekson rëndësinë e dizejnimit web në një hapësirë tre-dimensionale. Në listën e tendencave të dizajnit web për vitin 2018, do të vini re animacione, ilustrime dhe shkrime të mëdha. Të gjitha këto efekte grafike ndryshojnë shumë nga efektet e zvogëluara, një tendencë kjo e viteve të fundit.

Koncepti i thellësisë në grafik i jep faqes së internetit një ndjenjë unike dhe një përshtypje të paharrueshme. Ai krijon ndjenjën e një imazhi të vërtetë, ndonjëse është abstrakt. Ky efekt mund të aplikohet në sfondin e faqes web, në logon ose ndonjë imazh grafik të ndërfaqes. Efekti i thellësisë në një faqe web 2D shpesh bëhet një mënyrë e mirë për të theksuar një komponent në dizajn. E gjithë ndërfaqja grafike merr më shumë vëmendje kur përdoret një perspektivë e thellësisë.

Në këtë shembull, duke shtuar dritë-hije, krijohet efekti i thellësisë dhe një perspektivë mbresëlënëse nga lart-poshtë.

Sfonde me ngjyra të forta

Tendencat e dizajnit të web për vitin 2018 janë absolutisht plot me ngjyra ndezura dhe plot dritë. Në vitet e fundit, markat e njohura përdorën më shumë "ngjyra të sigurta", që do të thotë nuk eksperimentuan shumë me ngjyra të forta. Për këtë vit, ekspertët e dizajn në web po marrin guximin në përdorimin e ngjyrave, duke përfshirë nuanca më të ndricuara. Përveç ngjyrave, titujt në web nuk janë më vetëm horizontale, por janë të ridimensionuar me tituj në kënde të ndryshme.

Ngjyra të gjalla sugjerohen sidomos për markat e reja sepse ato tërheqin menjëherë vëmendjen e përdoruesve. Ky trend mund të jetë i duhuri për çdo markë që dëshiron të largohet nga dizajni i tyre tradicional. Efekti i ngjyrave të ndezura është tërheqja e vëmendjes, sidomos kur aplikohet në butona, links apo njoftime.

Në këtë shembull, është zgjedhur një ngjyrë e kuqe e mrekullueshme dhe e përzier dhe nuancat e blu-marinës. Vendi duket shumë profesional dhe aspak i mërzitshëm apo i zymtë.

Sfonde me grimca

Një nga tendencat e dizajnit web për vitin 2018 është sfondi që përmban grimca, forma të thjeshta gjeometrike, imazhe komplekse apo animacione. Efektet mund të jenë rrathë, shumë trekëndësha të thjeshtë ose forma të tjera gjeometrike.

Dizajni përfshin një skenë dinamike, ku këto grimca lëvizin rreth diçkaje, dridhen, kërcejnë ose reagojnë ndaj veprimeve të përdoruesit. Roli kryesor i këtij sfondi është që t'i japë ndërfaqes një lëvizje dhe një efekt gjeometrik.

Në prioritet grafika për aplikacionet mobile

Ndërsa numri i përdoruesve të paisjeve mobile është në rritje, përdorimi i internetit në celular ka tejkaluar atë në desktop. Grupi ekspert i grafikës krijon një dizajn të posatshëm për paisjet mobile, i cili përfshin një menu minimale për ekranin e vogël.

Për këtë vit vihet re tendenca e ndërtimit fillimisht të dizajnit të faqes web për paisjet mobile, dhe më pas dizenjimi i grafikës të faqes web për aplikacionet desktop. Vihet re tendenca që gjithnjë e më shumë faqe web do të strukturojnë përmbajtjen e tyre për ekranet e vegjël mobile, duke lënë si zgjedhje dytësore versionin e web-it për desktopit.

Ilustrime të personalizuara

Ilustrimet janë të fantastike, përfundimisht. Artistë të grafikës arrijnë të bëjnë ilustrime të përshtatura për markën që ata përfaqësojnë. Ky trend i grafikës web është shumë i përshtatshëm për markat që janë argëtuese dhe energjike, por jo vetëm.

Markat që perceptohen si tradicionale dhe serioze mund të jenë gjithashtu më tërheqëse duke përdorur këtë tendence grafike. Cilido qoftë identiteti i markës tuaj, ekziston gjithmonë një ilustrim grafik që e përfaqëson më së miri atë.

E madhe ose hiç

Një nga tendencat që po dominojnë qartë stilet e web për vitin 2018 është tipografia e guximshme. Shkrimet e mëdhenj po përdoren më së shumti në faqet e internetit. Ato shfrytëzojnë më mirë hapësirën e bardhë dhe tërheqin vëmendjen. Titujt e mëdhenj janë zgjedhur për të shfaqë më në pah mesazhin e markës.

Roli i titujve në një faqe interneti është për të dhënë informacion që do të tërheqë vizitorin e faqes. Në tendencat aktuale të dizajnit të faqeve të internetit janë titujt shkrime kreative dhe të guximshme.

Asimetria dhe skemat e thyera

Një tendencë eksperimentale e dizajnit të web është projektimi asimetrik dhe rrjetëzimet e thyera. Ato janë unike dhe të veçanta. Shumica e markave ende përdorin strukturat tradicionale të bazuara në paraqitjen e rrjetit të rregullt. Markat që duan të jenë unike tentojnë të provojnë efekte të ndryshme dhe do dalin jashtë skemave.

Asimetria mund të jetë e bukur dhe harmonike. Ai jep një ndikim të veçantë tek vizitorët. Një shembull i këtij efekti në dizajn është faqja e internetit ku pamja asimetrike nuk është e balancuar në të dy anët e ekranit.

Animacionet e integruara

Tendencat e dizajnit të web për vitin 2018 shkojnë përtej imazheve statike. Ato synojnë drejt animacioneve dhe efekteve multimediale. Përveç animacioneve në sfond të faqes, të cilat u përmenden më lart si animacione të grimcave, tendenca përfshin edhe animacione të vogla që shoqërojnë vizitorin përgjatë leximit të faqes web.

Një animacion i vogël shkurton kohën e pritjes ndërsa faqja po ngarkohet. Gjithashtu, një animacion i vogël nxit lexuesin të lëvizë poshtë ose të fokusohet në një pjesë interesante të faqes web. Animacione të tilla janë mjete të fuqishme që vendosin vizitorin në rol kryesor gjatë lundrimit në web. Këto animacione të vogla krijojnë ndërveprime dinamike me vizitorin dhe e nxitin atë që të qëndrojë sa më gjatë në faqen web.

Shkallët dinamike

Një nga rikthimet më të mëdha si tendencë e dizajnit web janë shkallët. Këtë herë, ata kthehen fuqishëm si efekt i preferuar, ku efekti gradient i bën ato misterioze dhe intriguese. Në një rast kur asnjë imazh nuk përshtatet me sfondin e faqes web, një gradient ngjyrash është zgjidhje interesante.

Meqë web-i tashmë është i mbushur me efekte dinamike, gradientët dinamikë e përmbyllin këtë prirje eksperimentale të dizajnit në web. Një faqe e internetit mund të ketë një gradient kryesor të fiksuar në sfond i cili ju ndjek kudo ku jo shkoni në faqe.

Përmbledhje

Tendencat e dizajnit web për vitin 2018 duket se janë me ngjyra dhe plot energji, diçka ndërmjet ngjyrave të ndezura, animacioneve të integruara dhe gradientëve dinamikë. Nuk dihet se deri ku do të shtyhet kufijtë tradicionale të grafikës web.