Nëse ndiqni tendencat më të fundit të teknologjisë, do e mendoni vazhdimisht pyetjen se si duket faqja juaj Web ne krahasim me miliona faqe të tjera. Cdo biznes synon rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e identitetit të markës sëtij.

Një faktor kyç në marketing është sigurisht faqja e internetit e kompanisë suaj si dhe sistemi i saj i menaxhimit. Duke pasë parasysh shifrat, sistemi WordPress aktualisht mbizotëron tregun, megjithatë, TYPO3 po merr gjithashtu një rol dominues. Në dilemën mes TYPO3 dhe WordPress, stafi i W3DEVELOPMENT ju ofron një zgjidhje optimale të sistemit CMS, bazuar në kërkesat tuaja.

Duke iu referuar Google Trends, po rendisim karakteristikat kryesore të këtyre dy sistemeve CMS:

Versioni i Parë

Në vitin 1997, Kasper Skårhøj zhvilloi nga fillimi produktin më të ri TYPO3.

Në vitin 2003, Matt Mullenweg njoftoi që versioni i parë i WordPress është në dispozicion të përdoruesve.

Tendencë dhe aktualitet

Në të vërtetë, TYPO3 është CMS i përdorur nga 130.998 faqe interneti. Ky sistem është falas. Ndërkohë, WordPress është CMS i përdorur nga 27,449,706 faqe interneti. Ky sistem është gjithashtu falas dhe shumë e njohur për ndërtimin e faqeve personale.

Thjeshtësia

TYPO3 ofron një ndërfaqe të lehtë për menaxhimin e faqes web. Përdoruesi thjesht do të vendosë menunë, përmbajtjen dhe përmbajtjen e faqes web. WordPress e tregon thjeshtësinë nga vetë emri i tij. Është shumë i thjeshtë në përdorim dhe çdo blogg-er e dashuron. Ju nuk keni nevojë të dini ndonjë truk teknologjik për të shtuar përmbajtje në faqen tuaj te internetit në WordPress.

Ndërfaqe Responsive Web

TYPO3 ofron mundësinë e krijimit të ndërfaqes Responsive Web, duke përdorë të ashtu-quajturat TYPO3 Template, pjesë e funksionalitetit bazë të TYPO3. Funksionalitete shtesë mund të modifikohen duke përdorë TYPO3 Extensions. Ky CMS ofron mundësi pafund për ndërtimin e një faqe interneti plotësisht të personalizuar. WordPress ndërton funksionalitetin e faqes web duke përdorur WordPress Extensions. Ndërkohë, dizajni i faqes në WordPress stilohet nga WordPress Theme e përzgjedhur.

Nuk ekziston një pavarësi e plotë midis Extensions dhe Theme në WordPress. Kjo do të thotë që funksionalitete të caktuara janë në varësi të stilit të ndërfaqes.

Qëllimi i faqes Web

TYPO3 është shumë i përshtatshëm për faqet e internetit të mëdha, sisteme web për kompani apo biznese. Ndërkohë, WordPress është sistem për cdo faqe të thjeshtë, që është në fillimet e saj. WordPress përdoret shumë në bloget personale, faqet e internetit të thjeshta, apo faqet e internetit për biznese të vogla.

Siguria

TYPO3 ofron një sërë funksionesh të integruara për sigurinë e të dhënave në Web. WordPress ofron siguri optimale kur sistemi azhornohet rregullisht.

Struktura

TYPO3 i organizon faqet në një strukturë hierarkike, të ngjashme me sistemin e dosjeve dhe skedarëve. WordPress i liston të gjitha faqet njëra nën tjetrën.

Cili është më i miri, TYPO3 apo WordPress?

Për shumë arsye, nuk ka një konkurrencë të drejtpërdrejtë mes TYPO3 dhe WordPress. Ato ndryshojnë në natyrën dhe qëllimin e faqes Web, dhe të dy këto sisteme udhëheqin fushat përkatëse.

Ju sugjerojmë të zgjidhni WordPress nëse:

  • Faqja juaj e internetit është relativisht e thjeshtë, me disa karakteristika bazë.
  • Ju keni një buxhet të vogël ose të mesëm dhe preferoni të menaxhoni vetë faqen e internetit.
  • Faqja juaj e internetit nuk ka pse të jetë në gjuhë të ndryshme.

TYPO3 është CMS i duhur nëse:

  • Faqja juaj e internetit është e organizuar në një strukturë komplekse me faqe dhe nën-faqe.
  • Faqja juaj e internetit do të jetë promovimi i biznesit tuaj, në një audiencë ndërkombëtare, dhe në shumë gjuhë.
  • Faqja do përmbajë të dhëna të integruara nga burime të tjera.

Ju keni një buxhet të mesëm për të shpenzuar për faqen tuaj, në fazën e projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes.
W3DEVELOPMENT është një grup ekspertësh web, të profilizuar në fushën e aplikacioneve web për biznese.

Ju garantojmë se do jeni në rrugën e duhur për të pasur sukses në biznesin tuaj.