Sistemet e shitjeve online në platformën TYPO3

by Elvis Tavasja on June 12, 2018

Në ditët e sotme, TYPO3 është platforma e zgjedhur për shumë faqe web. Ajo është e preferuara e bizneseve dhe e kompanive të mëdha. Por çfarë ofron TYPO3 si zgjidhje për e-commerce? Cilat janë sistemet kryesore të dyqaneve online në TYPO3? Në fakt, ka disa opsione se si të krijoni dyqanin tuaj online brenda faqes web në TYPO3. Celësi qëndron në TYPO3 Extensions. Ne fakt, ekzistojnë tre lloje kryesore të TYPO3 Extensions për shitjet online:

  • Extension si funksionalitet bazë e TYPO3
  • Widgets
  • Funksionalitet shtesë, nga një softuer si palë e tretë.

Sistemet e shitjeve në TYPO3 të implementuara si Extension bazë

TYPO3 Extensions e menaxhojnë dyqanin online brenda funksioneve bazë të platformës. Funksione shtesë si dërgesa e artikullit ose pagesa, mund t'u shtohen Extensions bazë.

Më poshtë jepet një listë me TYPO3 Extensions bazë, me referencat përkatëse. Ju mund t'i përdorni ato për të menaxhuar dyqanin tuaj online në TYPO3:

tt_products

Ky TYPO3 Extension është një funksionalitet i hershëm i TYPO3, që mundëson menaxhim dyqani online. Ai është krijuar në vitin 2007 si softuer me kod të hapur. Nëse përpiqeni të personalizoni projektet në TYPO3 duke shtuar tt_products, mund të keni vështirësi të tilla si zbatimi i TVSH-së të ndryshme për destinacione të ndryshme, ose të vendosni koston e transportit për rajone ose peshë të ndryshme.

tt_products i ofron si opsione, por kërkon shumë kohë dhe përpjekje për t'i përshtatur. Ky softuer ka një arkitekturë të vjetër, dhe përdor modelin marker-based dhe funksionet t3lib_div :: janë të integruara me TYPO3.

Më tepër detaje rreth tt_products :
Krijuar nga Franz Holzinger
Homepage www.ttproducts.de
Dokumentacioni docs.typo3.org/typo3cms/extensions/tt_products/
Kodi github.com/franzholz/tt_products

Commerce

Commerce
Commerce është një TYPO3 Extension i krijuar në vitin 2007. Ai përmban një model statik dhe ju mund ta integroni lehtë në faqen tuaj web. Zhvilluesi i tij, Sebastian Fischer, punon shumë për të azhornuar rregullish kodin e Commerce, si dhe për ta transferuar atë në modelin e ashtuquajtur Fluid.

Më tepër detaje rreth Commerce :
Krijuar nga Sebastian Fischer
Kodi github.com/CommerceTeam/commerce

Cart

Ky Extension i TYPO3 është i përshtatshëm për një dyqan online me një numër të kufizuar artikujsh. Ai ofron një platformë plotësisht funksionale për shitjet online, duke përfshirë listën e produkteve, faturat, pagesat dhe detajet e dërgimit të produktit. Zhvilluesi e konfiguron këtë Extension manualisht.

Cart përdor modelin Fluid, që ofron fuqi dhe fleksibilitet të sistemit TYPO3. Cart mund të personalizohet për të shtuar funksionalitete të tjera për pagesa ose funksione shtesë të dërgimit të produktit.

Më tepër detaje rreth Cart:
Homepage cart.extco.de
Krijuar nga Daniel Lorenz
Dokumentacioni docs.typo3.org/typo3cms/extensions/cart/
Kodi github.com/extcode/cart

Aimeos

Ky Extension i TYPO3 është i bazuar në projektin Arcavias, i cili është inicializuar me një librari me kode për sisteme të ndryshme dyqanesh online. Njëri prej tyre është sistemi funksional për TYPO3. Aimeos është një version i përmirësuar i kodit të kësaj librarie. Aimeos përfshin paketa edhe për sisteme të tjera, si psh Laravel. Në fakt, Aimeos mund të integrohet në shumicën e faqeve ku përdoret script në PHP. Ruajtja e Sessions si dhe karakteristika të tjera ofrohen nga kodi në PHP.

Kur Aimeos është i integruar me TYPO3, infrastruktura e TYPO3 dërgon e-mail, trajton sesionet dhe gjeneron URL-të. Kodi Aimeos për sistemin TYPO3 nuk ndjek skemën tipike të emërtimit, si "ext_tables.sql" dhe "tx_ prefix". Ndërkohë, avantazh i përdorimit të Aimeos është se ju mund të shtoni një gamë të gjerë produktesh dhe shumë struktura çmimi.

Më tepër detaje rreth Aimeos
Homepage aimeos.org
Krijuar nga projekti aimeos
Dokumentacioni docs.typo3.org/typo3cms/extensions/aimeos/
Kodi github.com/aimeos/aimeos-typo3

Multishop

Multishop është një Extension i TYPO3 i cili bën të mundur modifikimin dhe menaxhimin e disa dyqaneve online brenda të njëjtes strukture të website. Ndërfaqja iterative menaxheriale ndodh krejtësisht në panelin e kontrollit të faqes tuaj web. Ju mund të modifikoni lehtësisht përmbajtjen e katalogut të produkteve. Gjithashtu, ju mund të shtoni ose të hiqni kategoritë e produktit dhe artikujt e menusë së navigimit.

Ndërfaqja e Multishop i thjeshton shumë këto veprime. Shitësi nuk ka nevojë të njohë truke të teknologjise ose TYPO3 për të përditësuar dhe për të menaxhuar dyqanin e tij online ne Multishop.

Më tepër detaje rreth Multishop do të gjeni në:  extensions.typo3.org/extension/multishop/

Quick Shop

Quick Shop është një TYPO3 Extension për ndërtimin e një dyqani online, shumë praktik sidomos për një biznes të vogël dhe sipërmarrje të vogla. Ky Extension ofron pagesa elektronike, ndërfaqe Market të ngjashme me Ebay, galeri imazhesh dhe detaje të tjera të produktit si sasia e produktit ne gjendje, etj. Quick Shop përfshin funksionalitete si dërgimi i një email tek shitësi, shpërndarja dhe faturimi, email tek klienti, si dhe karakteristika të tjera të dobishme.

Quick Shop bën të mundur afishimin në çdo gjuhë të huaj të specifikimeve të artikullit. Gjithashtu, përmbajtja e faqes është optimizuar për motorët e kërkimit (SEO).

Quick Shop është një zgjidhje optimale për bizneset e vogla që nuk kanë shumë produkte, me shumë specifikime, si ngjyra ose madhësia. Fatkeqsisht, me Quick Shop nuk mund të menaxhoni një dyqan kompleks.

Më tepër detaje rreth Quick Shop : 
Dokumentacioni https://docs.typo3.org/typo3cms/extensions/quick_shop/Index.html

Sistemet e shitjeve Online në TYPO3 të cilat përdorin Widgets

Widget përfshijnë të gjitha Extensions dhe elemente të përmbajtjes, që mbështeten në funksionalitete të palëve të treta. Aplikacione të tilla gjejnë zbatim në dyqanet online, të aplikuar në platformën TYPO3.

Supr

Supr është një projekt i Wirecard, një partner i TYPO3 GmbH. Kjo është një Extension i TYPO3 që thjeshton procesin e inicializimit të një dyqani të ri në TYPO3. Ju duhet të ndiqni këto hapa:

  • regjistrohuni në Supr
  • shtoni produktet e dyqanit tuaj online
  • zgjidhni pamjen e dyqanit tuaj online
  • instaloni widget Supr në faqen e internetit të TYPO3
  • shtoni lidhje me produktet tuaja në Supr

Funksioni i pagesave realizohet në widget, por mund të përshtaten mënyra e dërgesës dhe cilësi të tjera të dyqanit online.

Më tepër detaje rreth Supr:
Homepage www.supr.com/ 
Mirëmbajtje nga TYPO3 GmbH
Dokumentacioni docs.typo3.org/typo3cms/extensions/supr/ 
Kodi bitbucket.typo3.com/projects/SUPR/repos/supr/browse

Widget e ofruara nga Amazon

Amazon ofron "Fulfulment by Amazon", i cila është një grup shërbimesh të tilla si faturimi, dërgesa si dhe funksionalitete të tjera për dyqanin në TYPO3. Widgets Amazon nuk janë vetëm për platformën e TYPO3. Ato mund të integrohen në disa platforma web.

Më tepër detaje rreth Widgets te ofruara nga Amazon:
Homepage affiliate-program.amazon.co.uk
Amazon FBA services.amazon.co.uk

Sistemet e shitjeve Online në TYPO3 që përfshijnë palët e treta

Sistemet e shitjeve online në TYPO3 mund të integrohen me një software të palëve të treta në një platformë tjetër si Magento, Oxid ose Shopware, me një link në faqen e internetit të TYPO3.

Integrimi me Shopware: px_shopware

Ky softuer është një Extension i ofruar nga Portrino GmbH, dhe lidh TYPO3 me Shopware. TYPO3 mundëson navigimin online, menaxhim të përmbajtjes së faqes, si dhe formatin e identifikimit të përdoruesit. Identifikimi në llogarinë në Shopware përdor teknikën HybridAuth API. Ky Extension lidh editorin e përmbajtjes në TYPO3 me listën e produkteve në dyqanin online.

Detajet e produktit shtohen nga editori i TYPO3.

Më tepër detaje rreth px_shopware:
Homepage www.portrino.de
Mirëmbajtje Portrino GmbH
Kodi github.com/portrino/px_shopware

Integrimi me Magento: Mate

Ky Extension përdor Magento si platformë kryesore e-commerce, por me editor të TYPO3. Kur bëhet kërkesë për ndërfaqen e TYPO3, do të dorëzohet vetëm përmbajtja e TYPO3.

Më tepër detaje rreth Mate:
Homepage www.maxserv.com/mate/ 
Kodi github.com/MaxServ/MATE

Integrimi me Magento: Mage – UniTY

Ky softuer është një integrim i Magento dhe TYPO3, i quajtur Mage-UniTY. Platforma kryesore është Magento, por kur të dhënat janë marrë nga TYPO3, ata kanë prioritet mbi Magento. Konsumatori nuk e di nëse përmbajtja e faqes është nga Magento ose nga TYPO3.

Më tepër detaje rreth Mage-UniTY:
Homepage www.web-vision.de

Integrimi me Oxid: TOXID

Ky softuer është një integrim i softuerit të dyqaneve online OXID dhe TYPO3.

Më tepër detaje rreth TOXID:
Homepage www.marmalade.de/kompetenzen/build/toxid/
Repository github.com/jkrug/TOXID-cURL