5 arsye për të kaluar shërbimet Web në outsource në Europën Lindore

Shumë biznese në të gjithë botën i zhvillojnë produktet dhe shërbimeve të tyre në outsource drejt kompanive tjera. Në fakt, outsource nuk është një teknikë e re, por shpesh nuk është i qartë si koncept. Në thelb, outsource ka të bëjë me delegimin e detyrave, shërbimeve ose prodhimit të kompanisë drejt një individe ose një kompanie tjetër, me qëllim minimizimin e kostos monetare si dhe kohës së realizimit të procesit. Ky përkufizim thekson qarte arsyet pse mund të kalohen produktet dhe shërbimet si outsource: për të zvogëluar kohën, koston dhe për tia deleguar punën një stafi më profesional. Në të vërtetë, bizneset mbulojnë shumë funksione e veprimtari, dhe kjo çon në mungesë të burimeve njerëzore dhe të një stafi të specializuar për çdo zhvillim të produktit, ose për çdo shërbim që ata mbulojnë. Kjo është arsyeja pse ata delegojnë disa shërbime në outsource drejt kompanive të specializuara në fushën përkatëse.

Rëndësia e një shërbimi outsource afatgjatë

Transferimi i një procesi zhvillimi të aplikacionit Web nuk është thjesht një zgjidhje e menjëhershme. Shpesh është mjaft e përshtatshme të krijohet një bashkëpunim afatgjatë me një ofrues shërbimi outsource. Një bashkëpunim i tillë shmang vonesat dhe keqkuptimet që mund krijohen nga një lidhje outsource e re.
Partneriteti afatshkurtër për outsource do të kërkojë të mbledhë dhe analizojë të dhënat ligjore, të dhënat për burimet njerëzore. Të gjitha këto të dhëna janë mjaft të vlefshme për biznesin tuaj. Bashkëpunimi afatgjatë do të ndihmojë për të zgjidhur këto çështje, sepse një partner me të cilin bashkëpunoni për një kohë të gjatë, do të njohë më thellë nevojat dhe preferencat specifike tuaja për biznesin. Partnerët afatshkurtër nuk e njohin vizionin e biznesit tuaj. Ata nuk kujdesen për qëllimet tuaja në vazhdimësi.

Ne ju rekomandojmë që të vendosni një partneritet afatgjatë për outsource, në vend që të punësoni një partner të ri sa herë që do të delegoni një detyrë.

Gjatë ndryshimeve dhe zhvillimit të politikës, ekonomisë dhe të biznesit, në ditët e sotme Europa Lindore është në fokusin e shumë ndërmarrjeve që kërkojnë shërbime outsource në teknologji informacioni. Ky rajon është vendbanimi për shumë zhvillues të apasionuar dhe të talentuar. Gjithashtu, në Europën Lindore janë pozicionuar shumë kompani profesionale të programimit në Web. Kjo është një nga arsyet për të deleguar shërbime Web në outsource të në Europën Lindore. Më poshtë po jap në detaje disa avantazhe të tjera për outsource në këtë rajon.

Kosto e ulët, por cilësi e lartë

Në biznesin e zhvillimit të aplikacioneve Web, shpesh përpiqemi të krahasojmë çmimet. Por kostoja monetare nuk është kriteri i vetëm. Shumë kompani moderne nuk e dinë nëse duhet të zgjedhin një opsion të shtrenjtë dhe me cilësi të lartë apo një opsion të lirë, por me cilësi të dobët. Në fakt, kompani të Europës Lindore ofrojnë ekuilibrin optimal midis çmimit dhe cilësisë.

Vende si Bullgaria, Polonia, Rumania dhe gjithashtu Shqipëria do të ofronë shërbime me cilësi të lartë. Ata kanë një ekip profesional, dhe ju do të befasoheni nga rezultatet e tyre në inxhinierinë software si dhe në zhvillimin e aplikacioneve Web. Statistikat tregojnë se sipërmarrje të tilla janë duke u rritur në numër, por duke ruajtur ekuilibrin me kosto të ulët - cilësi shumë të mirë të shërbimit. Megjithatë, disa nga faktorët më të rëndësishëm për tu mbajtur në mend, mbeten mijëra projekte të suksesshme të realizuara nga zhvilluesit lokalë të aplikacioneve Web.

Arsimi është një faktor mjaft i rëndësishëm

Universitetet e Europës Perëndimore janë lider në Shkencat Kompjuterike, por Universitetet e Europës Lindore kanë programet dhe lëndët më të vështira në degët e Shkencave të Natyrës dhe në Inxhinieri. Kjo do të thotë që studentët që janë diplomuar në Europë Lindore, në programe studimi si Matematikë, Informatikë dhe Inxhinieri Elekronike janë shumë të talentuar dhe me shumë vullnet e pasion.

Statistikat tregojnë se mbi 35% e popullsisë zotëron diplomë universitare, Shqipëria ofron disa prej profesionistëve më të arsimuar. Në fakt këto statistika mund t'ju befasojnë, por nëse keni komunikuar me profesionistë të këtij rajoni, mund të keni vënë re këtë fakt: profesionalizëm të bazuar në arsimim.

Lidhjet kulturore

Disa kompani tërhiqen nga çmimet e ulëta që kompanitë ofrojnë për shërbimin software, por prapëseprapë, rezultati nuk është i duhuri. Arsyeja mund të mos jetë profesionale, por efekt i një hendeku ndërmjet kulturave.

Europa Lindore ndërthur të dy botët: Europën Perëndimore dhe Azinë. Zhvilluesit software që janë vendosur në këtë rajon, i kuptojnë mjaft mirë të dy kulturat. Ata mund të flasin rrjedhshëm shumë gjuhë të huaja dhe të kenë etikë europiane. Gjithashtu, ata e dinë më së miri rëndësinë e korrektesës profesionale. Të gjitha këto specifikime duhen marrë parasysh kur të delegoni një shërbim për outsource drejt një kompanie të huaj.

Programuesit e Europës Lindore kanë aftësi të mira në gjuhën angleze, në të shkruar dhe në të folur. Për më tepër, shumë prej tyre flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane, italiane ose frënge. Fleksibiliteti i tyre për të komunikuar në gjuhën tuaj amtare do të çojë në një nivel mjaft të mirë komunikimin mes jush.

Pozita gjeografike mjaft e favorshme

Një arsye për të deleguar shërbime outsource drejt Europës Lindore është pozita gjeografike. Natyrisht është e lehtë të udhëtosh drejt Europës Lindore dhe të marrësh pjesë në takimet me grupin e punës, të kontrollosh nëse bashkëpunimi është i suksesshëm.  Një mundësi e tillë për të parë direkt procesin e punës ju bën të kontrolloni zbatimin dhe aftësinë për të realizuar ndryshime, ashtu siç dëshironi ose keni ju nevojë.

 

Trendi i aplikacioneve Mobile

Zhvillimi i aplikacioneve Mobile ka përfshirë mjaft sipërmarrje në Europën Lindore, duke nxitur zhvilluesit lokalë në krijimin e disa aplikacioneve shumë të njohura për paisjet Smartphone. Krahasuar me Evropën Perëndimore dhe me USA, zhvilluesit e aplikacioneve Web dhe Mobile në Evropën Lindore ofrojnë produkte me kosto mjaft të ulët.


Më poshtë po përmend disa statistika rreth projekteve në Web të Evropës Lindore:

  • Raporti i Easy of Doing Business 2018 tregon se vendet e Europës Lindore treguan një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara.
  • PHP cilësohet si gjuha më e njohur dhe më e përhapur në të gjithë vendet e Europës Lindore.
  • Numri e programuesve në Node.JS është rritur në të gjithë vendet e Europës Lindore, gjatë viteve të fundit.
  • Shpërndarja e zhvilluesve në Web dhe Mobile është e ngjashme për të gjithë vendet e Evropës Lindore.

Si konkluzion:

Kur kompani të ndryshme vendosin të delegojnë shërbime outsource drejt zhvilluesve të aplikacioneve Web në Europën Lindore, me shumë mundësi do kenë avantazhe të tilla si: marrjen e një produkti me kosto të ulët dhe me cilësi të lartë, në kushte të lehta për të udhëtuar, staf profesional që komunikon mirë në anglisht. Për më tepër, këto zhvillues software janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje inovative dhe unike.

Duhet të kini parasysh se shërbimet outsource ndihmojnë në uljen e kostove dhe përmirësimin e performancës së biznesit në të njëjtën kohë. Ata janë një mundësi e shkëlqyeshme për të zgjeruar horizontet dhe përfitimet e kompanive globale.