Shumica e platformave të e-Commerce që përdoren aktualisht janë me një cmim të ulët ose falas. Platformat me kod të hapur preferohen më së shumti, pasi ato janë falas dhe gjithashtu menaxhohen dhe zhvillohen nga programues me përvojë. Në dyqanin tuaj online, ju sugjerohet të vendosni një platformë që të menaxhohet nga ju, ose të ju ofrohet me një tarifë minimale. Shumë shitës online përdorin platforma me kod të hapur pasi ofrojnë cilësi unike dhe mundësi programimi për zhvilluesit web. Në këtë artikull po rendisim 10 platformat më të rëndësishme me kod të hapur, që përdoren gjërësisht në e-Commerce në 2019.

 

Magento 2

Magento bazohet kod PHP, i cili ndihmon në ndërtimin e algoritmeve të përshkallëzuara. Kjo platformë vjen e mbushur me plugins dhe extensions, të cilat mund të integrohen lehtësisht me aplikacionet e palëve të treta. Magento 2 është ndërtuar për zhvilluesit, kështu që ata nuk kanë pse të nisin kodin nga e para. Përdoruesi i kësaj platforme ka nevojë për eksperience programimi në PHP. Magento vjen me dy versione: Magento 1 dhe Magento 2. Versioni Magento 2 është risia e fundit, pasi më shumë se 200,000 shitës me pakicë në internet e përdorin këtë version. Ai ofron mjete për të mundësuar marketingun, menaxhimin e katalogut dhe nevojat e SEO.

 

WooCommerce

WooCommerce është një plugin në WordPress, i cili ka karakteristika dhe funksionalitete të thjeshta për përdoruesit. Ai mund të shkarkohet falas dhe ka funksionalitete të jashtëzakonshme të zgjerueshme. Nëse dëshironi të filloni një faqe të suksesshme shitjesh online, ju rekomandojmë platformën WooCommerce për thjeshtësinë që ofron. Ajo siguron shumë mundësi në ndërtimin e një dyqani të mahnitshëm, me një fleksibilitet mjaft të madh. WooCommerce është profesional, i thjeshtë, me WooThemes të fundit dhe me opsione të reja. Ajo lidh të gjitha portat kryesore me faqen tuaj te internetit. WooCommerce gjithashtu mund të lidhet me Stripe dhe me PayPal, të cilat janë portat e paracaktuara për pagesën online.

 

Aimeos

Aimeos është një librari me kod të hapur, në PHP. Duke qënë një framework për e-Commerce, ajo ofron një seri përbërësish për aplikacionet e dyqaneve online. Aimeos është e integruar në komponentë të thjeshtë për t’u përdorur, që janë të disponueshëm për një gamë të gjerë framework. Integrimet e saj ekzistuese përfshijnë:

  •     Extension i TYPO3 Web Shop
  •     Symfony E-Commerce bundle
  •     Paketa Laravel E-Commerce
  •     Paketa Flow Online shop
  •     Paketa SlimPHP E-Commerce

Karakteristikat kryesore platformës Aimeos konsistojnë në integrim të thjeshtë, veprime më të shpejta, aftësi për menaxhimin e shumë dyqaneve, funksione shumë të shkallëzueshme, fleksibilitet si dhe optimizimi për paisjet mobile.

osCommerce

osCommerce është në tregun e platformave e-Commerce për 15 vitet e fundit. Ajo është parë si një mundësi e vjetër, e besueshme për shumë biznese të vogla dhe startup-e.

Kjo platformë e-Commerce ofron më shumë se 7,000 integrime falas me 13,000 dyqane online, të cilat funksionojnë në këtë platformë.

Sipas një studimi, osCommerce është e 11-ta më e popullarizuara në mesin e 1 milion site-ve, në kategorinë me kod të hapur.
Shitësit me pakicë në internet e përdorin osCommerce për lehtësinë që ofron në ndërtimin një dyqani online, lehtësisht të menaxhueshëm.

Kjo platformë integrohet me të gjitha aplikacionet e palëve të treta, duke paraqitur faqen tuaj në Web në gjuhë të ndryshme.
Ju mund të gjeni një numër të madh programuesish në komunitetin e osCommerce, të cilët jua lehtësojnë procesin e zhvillimit, dhe pse osCommerce nuk është aspak komplekse.

xtCommerce

Kjo është një platformë e re në tregun e e-Commerce. Ajo është me kod të hapur, e përdorur nga mjaft biznese online në ditët e sotme. Zhvillimi i vazhdueshëm i përmirëson funksionalitetet e kësaj platformë.

xtCommerce ju ndihmon të promovoni një numër të pakufizuar të produkteve në internet. Ju mund të krijoni nën-seksione të këtyre produkteve për t'i shfaqur ato me lehtësi.

Kjo zgjidhje me kod të hapur siguron opsionin e një dyqani ndërkombëtar në gjuhë të ndryshme, menaxhon kategori të pakufizuara, me një ndërfaqe të thjeshtë, etj. xtCommerce, gjithashtu, ndihmon në krijimin e përgjigjeve të Cart2Cart ndaj kërkesave të tregtarëve online.

Nëse nuk jeni të sigurt për integrimin e kësaj platforme E-Commerce, atëherë mund të jua besoni ndërtimin e dyqanit online profesionisteve të xtCommerce, duke e kaluar si shërbim outsource.

WP E-Commerce

Kjo platformë mbahet si "zgjidhja origjinale për e-Commerce" për WordPress. Zhvilluesit e kanë shkarkuar WP E-Commerce më shumë se 3 milion herë. Kodi për këtë plugin në WordPress është mjaft i thjeshtë. Nëse jeni profesionistë në HTML dhe CSS, atëherë mund ta trajtoni lehtësisht këtë plugin. Shitësit me pakicë në internet mund të marrin mbështetje nga agjensi të njohura për zhvillimin e WordPress, ose mund t'i drejtohen për mbështetje komunitetit të madh të zhvilluesve online. Shembuj të WP E-Commerce janë Mayrun’s Goods, MollyMeg, dhe Cronut.

PrestaShop

PrestaShop është një platformë e re në E-Commerce, por po bëhet mjaft e njohur për shkak të instalimit, aksesit të lehtë dhe ndërfaqes të pëlqyer nga përdoruesit.

Ju nuk keni pse të jeni ekspert në programim për të instaluar PrestaShop dhe për të filluar dizenjimin e dyqanit tuaj online.

Sipas W3Tech, PrestaShop përdoret nga gati 1.4% e të gjitha faqeve të e-Commerce. Ajo preferohet nga bizneset e vogla bizneset e vogla.

PrestaShop ka një ndërfaqe të thjeshtë për përdoruesin, me sistemin e menaxhimit të inventarit dhe me mirëmbajtjen së dyqaneve online. PrestaShop siguron një sistem menaxhimi për shumë shitës dyqani, me një navigim të lehtë për shitësit.

ZenCart

Nëse nuk jeni një programues në Web, atëherë me ZenCart ju mund të rritni cilësinë e dyqanit tuaj online. ZenCart ka rreth 150,000 anëtarë mbështetës në komunitetin e saj. Sipas një studimi të fundit, ZenCart përdoret nga 0,1% e të gjitha faqeve të e-Commerce. ZenCart gëzon këto karakteristika:

  •     Siguron një sistem të shkëlqyeshëm të administrimit të produkteve
  •     Krijon inventar të specializuar
  •     Mban shitjet online
  •     Përbëhet nga modele që personalizohen
  •     Fokusohet 100% në nevojat e klientit
     

Drupal

Drupal ka një funksionalitet global dhe është i njohur si një sistem mjaft i fuqishëm. Drupal mund të integrohet lehtësisht me platformat e palëve të treta.

Kjo platformë me kod të hapur është e ndërtuar në CMS, duke siguruar një sistem të fortë të menaxhimit të përmbajtjes. Drupal Commerce është duke u bërë një pretendent i fuqishëm në mesin e shitësve online.

Sipas W3Tech, Drupal përdoret nga 3.5% e të gjithë faqeve aktuale në Web. Versioni i tij Drupal 8 përdoret nga 13.4% e përdoruesve.

Zhvilluesit janë duke punuar për të lancuar në vitin 2020 versionin Drupal 9. Një shërbim tjetër i kësaj platforme është mbajtja shënim e historikut të porosive, faturave, arkëtimeve dhe pagesave.

OpenCart

OpenCart është një nga platformat e njohura të e-Commerce. Ajo ka një ndërfaqe të shkëlqyeshme, të menaxhueshme me 20 porta për pagesat online, 8 mënyra transporti dhe 100 porta për procesin e transportit.

Nëse kompania juaj nuk ka të punësuar ekspert të PHP, atëherë gjithashtu ju mund të zgjidhni këtë metodë.

OpenCart e thjeshtë, funksionon shpejt në serverin tuaj, posedon plugins të shumta dhe ka tema të bollshme për të rregulluar dyqanin tuaj online.