TYPO3 e thjeshton editimin e përmbajtjes dhe faqosjen e hapsirës tuaj në Web. Në vend që të stiloni cdo gjë nga e para, ju mund të përdorni template në TYPO3, të bëni ndryshimet siç preferoni dhe të ndërtoni përmbajtjen mbi këtë template. Struktura mund të ndryshojë me kalimin e kohës, ose ju mund të përdorni një template te ri dhe përmbajtja do të integrohet me të.

Shumë programues kanë skicuar dhe zhvilluar template TYPO3, duke i vënë në dispozicion të zhvilluesve të tjerë, me një çmim minimal ose falas. Megjithatë, duhet të keni parasysh se jo gjithmonë çmimi tregon cilësinë. Ju mund të gjeni templates të mrekullueshëm dhe falas, shumë prej tyre mjaft të dobishem. Në këtë rast, ju nuk duhet të bëni zgjedhjen e template në TYPO3 duke u bazuar tek çmimi i saj.

Eshtë shumë e rëndësishme që komponentët e template të përshtaten me elementet e faqes, me vizionin tuaj dhe me funksionalitetin e projektit tuaj. Nëse një template përmban vetëm disa elementë që do të integroheni në faqen tuaj web, pjesa tjetër e elementëve duhet të projektohet nga e para ose duhet të llogaritni se sa është kostoja në para dhe në kohë për t'i vënë këto elemente të munguara në faqen tuaj web.

Ne sugjerojmë që të merrni parasysh disa extension kryesorë, me veçoritë e mëposhtme, përpara se të shkarkoni një template TYPO3:

Dizajni Responsive është një domosdoshmëri në vitin 2019

Është e rëndësishme që të zgjidhni një template TYPO3 e cila është me dizajn Responsive, dhe të ndërtoni faqen që nga fillimi këtë dizajn. Me një dizajn të tillë fleksibël, përmbajtja do të përshtatet automatikisht me çdo madhësi të ekranit. Ju nuk keni nevojë të krijoni një version të faqes web për paisjet smartphone dhe një version të dytë për kompjuter.

Dizajni Responsive do t'ju kursejë shumë kohë dhe para.

 

Kompatibiliteti me versionin e TYPO3

Jo çdo template TYPO3 është në përputhje me versionin TYPO3 që keni të instaluar. Zakonisht, çdo model ka një dokumentacion që liston versionet e TYPO3 me të cilët është kompatibël. Ne ju sugjerojmë të kontrolloni që versioni juaj i TYPO3 të jetë i shënuar në dokumentacionin e modelit, nëse dëshironi të që dizajni i TYPO3 të funksionojë plotësisht. Një verifikim i tillë bëhet esencial nëse doni të paguani për template-in në fjalë.

Gjithashtu, nëse do të përditësoni faqen tuaj në TYPO3 me një version më të ri, atëherë templatë që do instalonu duhet të jetë kompatibël edhe me versionet më të fundit të TYPO3.

Licensimi i template në TYPO3

Merrni parasysh faktin se template në TYPO3 janë me licensa të ndryshme. Ju duhet ta kontrolloni licensën para se të shkarkoni template, edhe kur është një licencë falas, edhe kur është një license komerciale.

Në disa raste nuk ju lejohet të bëni ndryshime ose ta përdorni template për qëllime komerciale. Në shumë raste të tjera, duhet të përfshini një link në faqen e internetit që i referohet zhvilluesit ose ofruesit të template.

Serioziteti i burimit të template në TYPO3

Jo cdo gjë në Web është e saktë. Ju mund të gjeni një burim të gabuar, duke bërë që së bashku me template në TYPO3, të shkarkoni automatikisht Adware ose Malware. Këta ofrues nuk dallohen lehtësisht që janë të rremë, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shikoni shenjat e një ofruesi të saktë.

Një shenjë që duhet parë me vemendje janë komentet dhe reagimet e përdoruesve të tjerë, që kanë shkarkuar skedarë të ngjashëm nga ky burim. Gjithashtu, versionet demo dhe screenshotet e detajeve të template ju bëjnë të dalloni një ofrues të besueshëm.

TemplaVoilà!: një version alternativ për template

TemplaVoilà! është një extension i TYPO3 e cila ofron një mënyrë të re të krijimit dhe redaktimit të elementëve të faqes, duke ofruar një tjetër ndërfaqe back-end të sistemit TYPO3.

Ne ju sugjerojmë TemplaVoilà! si një teknikë për krijimin e strukturave fleksibile të faqes, të cilat në sistemin TYPO3 njihen si kolona. TemplaVoilà! përmban disa dizajne tradicionale për elementët e faqes web, por në një ndërfaqe mjaft të thjeshtuar, ku nevojitet vetëm një klik për të përmirësuar pamjen. TemplaVoilà! ju drejton në përmirësimin e TYPO3 Core, duke shtuar konceptin e FlexForms. Kjo lejon që sistemi TYPO3 të mbështesë përmbajtjen në skedarët XML dhe në strukturat e të dhënave.

Disa informacione të tjera në lidhje me TemplaVoilà! mund të gjeni në këtë link:

https://docs.typo3.org/typo3cms/extensions/templavoila/

Sliding-Header: një element profesional i template

Në ditët e sotme, një element shumë i zakonshëm i dizajnit të një faqe interneti është një sliding-header, i cili përmban një imazh kryesor dhe një slider si një version i zgjeruar i këtij imazhi. Në slider ka fotografi të ndryshme që lidhen me imazhin kryesor. Një elementi i tillë i shton mjaft profesionalizëm faqes tuaj në TYPO3. Slider-i mund të përmbajë çdo element multimedial, si për shembull video ose butona CTA.

Sliding-Header përdoret për të nxjerrë në pah këto elemente multimedial por njëkohësisht përdor me kursim hapësirën në faqen web.Ai i impresionon vizitorët, si një element i thjeshtë, elegant, i lehtë për t'u lexuar dhe i dizajnuar mirë.

realURL

Ne mbajmë mend lehtësisht një faqe interneti duke kujtuar URL-në e saj. Por, TYPO3 funksionon sipas ID-së së faqes. Kjo teknikë vendos për çdo faqe një numër unik dhe URL-ja e faqes është diçka e tillë si "... index.php?Id =123&type=0".

Në këto raste na hyn në punë një extension i quajtur realURL, i cili përkthen ID të faqes në URL. Në këtë mënyrë, ne mund të kujtojmë faqen duke u bazuar tek emri dhe URL-ja e saj. Natyrisht që ekzistojnë extension të tjerë në TYPO3 Repository, që bëjnë këtë konvertim, por realURL është më i njohuri.

Ne sugjerojmë të shkarkoni një template në TYPO3 që përfshin extension realURL, duke bërë që ky funksionalitet të jetë vetëm një klikim i butonit në editorin e faqes suaj të internetit.

Më shumë detaje në lidhje me realURL, ju mund të gjeni në linkun:

https://extensions.typo3.org/extension/realurl/

NEWS-System

Nëse dëshironi të integroni në faqen tuaj edhe modulin e lajmeve, ju duhet të kontrolloni së pari nëse template në TYPO3 do të përfshijë këtë funksionalitet. Moduli i lajmeve përmban pjesë të ndryshme. Sistemi i lajmeve përfaqësohet si artikuj dhe ruhet në një dosje. Një faqe do të përmbajë extension që lexon të gjitha artikujt në dosjen e lajmeve. Kjo faqe duhet të mbetet e pandryshueshme pasi një modifikim i saj mund të shkaktojë mosfunksionimin e modulit të lajmeve.


Për më shumë detaje, ndiqni këtë link:

https://docs.typo3.org/typo3cms/extensions/news/

Përzgjedhja nga SEO

Aktualisht, Search Engine Optimization është një faktor kyç drejt një faqeje të rekomanduar. Vizitorët dhe motorët e kërkimit duhet të gjejnë lehtë faqen tuaj te internetit, mes shumë faqeve të tjera të ngjashme. Por si të ngjisim më lart në renditje kërkimi faqen tonë?

Kompanitë si Google, Bing ose Yahoo, ofrojnë motorë kërkimi të cilët na ndihmojnë për të gjetur informacionin që po kërkojmë. Ata indeksojnë faqet e internetit dhe i rendisin ato, bazuar në fjalë kyçe të përmbajtjes dhe në vendndodhjen së tyre. Kur një përdorues po kërkon për një fjalë kyçe specifike, në një vend të caktuar, motori i kërkimit do të rendisë faqet e internetit, bazuar pikërisht në këtë indeksin që ata i kanë caktuar.

Cdo modifikim i minutës së fundit ndoshta nuk është indeksuar ende. Për motorin e kërkimit nevojiten deri në tre muaj kohë për të gjetur dhe indeksuar versionin më të fundit të faqes suaj të internetit.

Shtimi i extension-it SEO_dynamic_tag në faqen tuaj të internetit, do të përmirësojë mënyrën se si motorët e kërkimit e shohin dhe e rendisin atë. Ky extension në TYPO3 krijon etiketë për titullin, etiketë kanonike si dhe autorin e meta tag, fjalët kyçe dhe përshkrimin. Ai mund të lidhë deri në tre fusha të bazës së të dhënave.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë shtojcë TYPO3, mund të gjeni në:

https://docs.typo3.org/typo3cms/extensions/seo_dynamic_tag/stable/Introduction/

Forma e kontaktit: një mënyrë e lehtë që vizitorët të mund t'ju kontaktojnë

Ne rekomandojmë që faqja e internetit të përmbajë një element Formë Kontakti, pasi shumë përdorues duan të shkruajnë ose të lidhen me ju, për ndonjë pyetje në lidhje me shërbimet që ju ofroni. Prandaj duhet të kontrolloni nëse template i TYPO3 që po përdorni, përmban elemente për formën e kontaktit. Këto forma janë pak më të komplikuara sesa elementët e tjerë të një faqe interneti. Ato janë një koleksion elementesh të tilla si subjekti, emaili i dërguesit (këtu përfshihen disa rregulla të vlefshmërisë), si dhe një hapsirë tekst për emailin. Mos harroni butonin që dërgon e-mailin për tek administratori i faqes.

Ne ju sugjerojmë të përdorni extension ContactForm.

Për më tepër informacion mbi këtë extension do gjeni në linkun:

https://docs.typo3.org/typo3cms/EditorsTutorial/ContentElements/ContactForm/Index.html

Multilanguage: për një faqe interneti ndërkombëtare

Sistemi i TYPO3 ndërton gjuhët duke i strukturuar në shtresa. Të gjitha gjuhët janë në të njëjtën faqe. Faqja e internetit TYPO3 është krijuar në gjuhën e paracaktuar nga zhvilluesi, dhe faqet mund të përkthehen në gjuhë të tjera. Për këtë përkthim, duhet të ekzistojë një lidhje mes gjuhës së paracaktuar që në ndërtim dhe gjuhëve të huaja. Kjo do të thotë që i gjithë përkthimi në një gjuhë të huaj ka një lloj treguesi për versionin origjinal të paracaktuar.

static_info_tables: Informacione themelore

Extension i TYPO3 i quajtur static_info_tables është një grup tabelash të bazës së të dhënave, që rujanë të dhënat në lidhje me vendet, gjuhët, shtetet, krahinat dhe monedhat e huaja.

Të dhëna të tilla ruhen si variabla statikë, që do të thotë se sistemi nuk mund të ndryshojë vlerat e tyre, por i përdor ato si referencë. Të dhënat ruhen në back-end të TYPO3, në nivelin rrënjë në hierarkinë e faqes.

Static_info_tables përfshin:

  •     përkufizimet e tabelave dhe përmbajtjet pa vendodhje të përcaktuar;
  •     një model domain extbase i zgjeruar;
  •     metodat e përgjithshme të aksesit në Repository;
  •     një API për plug-in dhe template tradicionale pre-Extbase;
  •     një modul back-end të Extbase për krijimin e paketave të gjuhëve;
  •     modulet të cilat tregojnë vendndodhjen e përmbajtjeve të tabelave.

Më shumë detaje në lidhje me static_info_tables, ju mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: 

https://docs.typo3.org/typo3cms/extensions/static_info_tables/

Si përmbledhje, ju sugjerojmë të vini re këto cilësi dhe extension, para se të përzgjidhni se cilin template në TYPO3 do përdorni, në mënyre që të përfshijnë të gjitha funksionalitetet bazë për faqen tuaj, duke i dhënë një pamje profesionale dhe karakteristika të dobishme për përdoruesit.